Enver Hoxhaj, ministri i jashtëm i Kosovës, ka takuar komisionerin evropian, Johannes Hahn në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Komunikata e plotë:
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Mynih ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë atje. Sot është dita e dytë e Konferencës dhe Hoxhaj ka njoftuar se ka zhvilluar takim edhe me komisionerin evropian, Johannes Hahn.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njashtu edhe deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih, është duke njofotuar për dhjetëra takime ditore që po i bën me liderë evropianë.
Mëngjesin e sotëm, Hoxhaj ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se është takuar me komisionerin evropian për Buxhet dhe Administrim, Johannes Hahn, me të cilin tha se kanë shkëmbyer bisedë për situatën aktuale në Ballkan si dhe për aplikimin e Kosovës për statutin e kandidatit të BE-së.
“Mirëmëngjesi nga Mynihu! Kënaqësi të takoj Johannes Hahn, Komisionerin Evropian për Buxhet dhe Administrim, dhe biseduam për situatën aktuale në Ballkan, aplikimin e Kosovës për statusin e kandidatit të BE-së dhe e falenderova për mbështetjen e tij për liberalizimin e vizave!”, ka shkruar Hoxhaj.
Gjatë ditës së djeshme, ditës së parë të Konferencës, Enver Hoxhaj ka takuar edhe ish-sekretarin amerikan John Kerry, Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe ministra të tjerë evropianë të shteteve mike të Kosovës.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit