Protestuesit e pro-demokracisë në Hong Kong kanë kërkuar ndihmë nga Presidenti amerikan, Donald Trump, ndërsa kanë marshuar përpara konsulatës amerikane në vend.
Disa po mbajnë flamuj duke lexuar, “Presidenti Trump, të lutem shpëto Hong Kong” dhe “Bëni Hong Kong të madh përsëri”, transmeton portali arbresh.info
Protestat kanë hyrë në javën e 14-të, edhe pse liderët e qytetit kanë përmbushur një nga kërkesat kryesore të protestuesve.
Në vazhdimësi, Kina ka paralajmëruar që shtetet tjera të mos “përzihen” në punët e saj.
Kina thotë se situata në Hong Kong, një ish-koloni britanike e kthyer në Kinë në 1997, është thjesht çështje e saj e brendshme.
Protestuesit të dielën kanë mbajtur në duar flamuj të SHBA-ve dhe kanë brohoritur duke u lutur që të “çlirojnë” Hong Kongun nga Kina.
Ata po kërkojnë që SHBA të miratojë një “Akt të Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë së Hong Kongut” të propozuar, të cilin senatorët demokratë po e presin për shqyrtim javën e ardhshme.
Ligji do të kërkonte që SHBA të certifikonte shkallën e lartë të autonomisë së Hong Kongut mbi baza vjetore për të justifikuar statusin e saj të veçantë tregtar./arbresh.info/
I dënuar me 9 vite burg nga GJKKO për pjesëmarrje në grup kr...
Dogana zbulon mallra të padeklaruara në vlerë rreth 13 mijë ...
Rodri dënohet me 80 mijë funte pas kritikave ndaj gjyqtarit
Rusia dhe Kina rihapin lidhjen hekurudhore pas 6 vitesh
Kur merret vendimi për dekretin e Presidentes? Flasin nga Gj...
Konfirmohet një tjetër mungesë e madhe për Realin ndaj Cityt