Holanda është kthyer në një bllokim mbarëkombëtar duke filluar nga kjo e diel për të frenuar variantin “Omicron” të COVID-19, tha kryeministri Mark Rutte pas një takimi me qeverinë e tij për të diskutuar kufizimet e reja.
“Unë jam këtu sonte në një humor të zymtë,” tha Rutte gjatë një konference, shkruan Euronews.
“Për ta përmbledhur me një fjali, Holanda do të futet sërish në bllokim nga nesër”.
Ai shtoi se lëvizja ishte “e pashmangshme për shkak të valës së pestë të shkaktuar nga varianti Omicron që po ndikon mbi ne”.
Shkollat, universitetet dhe të gjitha dyqanet jo thelbësore, baret dhe restorantet në Holandë do të jenë të mbyllura deri më 14 janar.
Banorët do të lejohen vetëm deri në dy vizitorë, përveç Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, kur do të lejohen katër, shpjegoi kryeministri në detyrë.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...