Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka sulmuar Katarin në lidhje me financimin e terrorizmit.
Ai këtë koment e ka bërë gjatë takimit me Presidentin rumun, Klaus Iohannis në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info
Trump ka marrë kreditë mbi vendimin e fundit të vendeve arabe për të ndërprerë lidhjet diplomatike me Katarin.
Gjatë një konference për shtyp, Trump ka theksuar se ‘Katari historikisht ka qenë një financues i terrorizmit në nivel të lartë’.
“Vendosa, së bashku me Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson, që gjeneralët tanë të mëdhenjë dhe populli ushtarak, që ka ardhur koha që t’i bëjmë thirrje Katarit për t’i dhënë fund financimit të tyre dhe ideologjisë ekstremiste”, ka thënë Trump.
Trump ka vlerësuar udhëtimin e tij të fundit në Lindjen e Mesme, ku ai punoi për të forcuar aleancat dhe ‘për të bashkuar të gjithë popujt e civilizuar në luftën kundër terrorizmit’./Arbresh.info
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro