Derisa varkat e stërmbushura arrijnë në brigjet e Greqisë, me to vijnë edhe fëmijët. Disa prej tyre janë foshnje disamuajshe. Për shumë fëmijë refugjatë, kjo përvojë është po aq traumatike sa ajo e luftës nga e cila ikën.
“Në anije ishim të tmerruar. Edhe pse kemi pasur xhaketat për shpëtim, kam menduar se do të mbytemi. Kishim edhe frikë se rojet bregdetare na kthejnë në Turqi. Nuk ishte e lehtë të flesh në rrugët e Lesbosit, por çfarë të bënim. Unë kisha një thes gjumi, e me të kam fjetur në rrugë”, rrëfen vogëlushi Moataz për Al Jazeera, transmeton Telegrafi.
Ai iku nga Idlibi i Sirisë një muaj më parë, pasi vëllai i tij u vra gjatë bombardimeve.
Historianë e tij dhe historitë e fëmijëve të tjerë të cilët ikin nga granatat dhe skenat tmerruese të moshatarëve të tyre të vdekur, janë pasqyruar në raportin e më poshtëm.
Pa rrymë e pa përgjigje nga KEDS: Banorët e rrugës ‘Brigada ...
Tension dhe përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, mbyllet sean...
Dogana kap pjesë automjetesh të padeklaruara tek Dheu i Bard...
Burgim të përjetshëm për ish-anesteziologun francez që helmo...
Zelensky: Kolegët amerikanë pretendojnë se Putini është gati...
Eurodeputeti holandez pas heqjes së masave ndaj Kosovës: Të ...