Hillary Clinton ishte shumë e sigurtë se do të fitonte zgjedhjet e vitit të kaluar, duke thënë se deri në momentin e fundit ajo nuk ka besuar se të mund të humbasë.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit ‘View’, ish-sekretarja e shtetit dhe kandidatja presidenciale nga rradhët e demokratëve tha se e ‘besonte se gara do të ishte e ngushtë dhe e vështirë’, por ka besuar që në fund do t’ia dal mbanë, transmeton portali arbresh.info
Kur u pyet nëse ka qarë atë natë, ajo tha: “Jo, s’kemi qarë”, duke iu referuar edhe burrit të saj, ish-presidentit Bill Clinton.
Ajo ka shtuar se përkrahja e familjes, miqve dhe mbështetesve të saj i kanë dhënë kurajo që të vazhdojë tutje.
Clinton ka fajësuar ish drejtorin e FBI-së, James Comey për hetimet e vazhdueshme të email-ave të saj.
“Unë do të kisha fituar, por letra e 29 tetori nga Jim Comey më kushtoi me humbje”, ka shtuar ajo.
“Ai veprim më ndali vrullin dhe shkaktoi një rënie të mbështetjes për mua. Disa u zhvendosen te Trump, disa shkruan te palët e treta”.
Hillary Clinton është shfaqur në emision për të promovuar librin e saj të sapo dalur në treg “”Çfarë ndodhi”./arbresh.info/
Qindra familje në Francë ngrenë padi kundër TikTok nën dyshi...
Osmani: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për zemër e afërs...
SHBA vendos sanksione të reja, përfshin kompani dhe individë...
UP hap konkursin e studimeve të doktoratës
Ulen çmimet e derivateve në Kosovë, nafta 1.60 euro për litë...
Vidhet një motoçikletë nga një lokal në Prishtinë