Komandanti i dytë i Hezbollahut, milicia e fuqishme e mbështetur nga Irani në Liban, Sheikh Naim Qassem paralajmëroi duke folur për BBC për rrezikun e një lufte rajonale nëse bombardimi i Gazës vazhdon.
“Vrasja e civilëve në Gaza nga Izraeli rrezikon të shkaktojë një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Zhvillime shumë serioze dhe shumë të rrezikshme mund të ndodhin në rajon dhe askush nuk do të jetë në gjendje t’i ndalojë efektet. Rreziku është real sepse Izraeli po rrit agresionin e tij kundër civilëve dhe po vret më shumë gra dhe fëmijë. A është e mundur që kjo të vazhdojë dhe të rritet, pa sjellë rrezik real për rajonin? Unë nuk mendoj.“, u shpreh ai.
Kassem këmbëngul se çdo përshkallëzim do të lidhet me veprimet e Izraelit. “Çdo mundësi ka një përgjigje”, theksoi ai./abcnews.al
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...