Udhëheqësi i Hezbollahut libanez, Hassan Nasrallah, ka paralajmëruar edhe një herë Izraelin se luftëtarët libanezë aleatë me Iranin janë gati të godasin qytete të tjera izraelite, përtej objektivave tashmë të shënjestruara gjatë këtyre muajve, nëse shteti hebre vazhdon të synojë civilët në Liban.
Deklaratat e Nasrallah, vijnë pasi burime mjekësore libaneze në orët e fundit konfirmuan vrasjen e pesë civilëve sirianë në Libanin jugor, përfshirë dy fëmijë, në sulmet ajrore izraelite.
“Nëse armiku vazhdon të shënjestrojë civilët siç kanë bërë ditët e fundit, atëherë kjo do të na shtyjë të synojmë vende që nuk i kemi goditur deri më tani”, tha Nasrallah.
Më shumë se 100 civilë janë vrarë në Liban nga sulmet izraelite që kur raundi i ri i luftës shpërtheu midis Hezbollahut dhe Izraelit, si pasojë e sulmit të Hamasit më 7 tetor.
“Ne nuk do të ndalemi për sa kohë që agresioni kundër Rripit të Gazës vazhdon,” theksoi ai./abcnews.al
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë