Ministria e Jashtme ruse, të enjten ka tërhequr vërejtjen kundër fluturimeve “nga helikopterë të paidentifikuar në veri të Afganistanit, duke dërguar armë dhe municion” për militantët e shtetit Islamik dhe luftëtarët taliban.
“Sipas deklaratave të mediave afgane dhe banorëve lokalë, fluturime të tilla janë regjistruar kohët e fundit në provincën Sari-Pul,” tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.
Ajo shtoi se as ushtria afgane as forcat e NATO-s nuk kishin adresuar ato fluturime, të cilat ishin kryer pranë kufijve të vendeve të Azisë Qendrore, njoftoi Sputnik.
“Kush është prapa këtyre fluturimeve, të cilat sigurojnë armë për terroristët dhe krijojnë bazat e tyre pranë kufijve jugorë të vendeve të CIS dhe pse ndodh kjo në hapësirën ajrore afgane të kontrolluar nga forcat e NATO-s?” Tha Zakharova./arbresh.info/
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë