Sekretari Hegseth tha të mërkurën se Ukraina duhet të heqë dorë nga përpjekja që të kthehet në kufijtë e vitit 2014 dhe të përgatitet për një zgjidhje të negociuar me Rusinë. Ai i bëri komentet në Bruksel ku po merr pjesë në takimin e parë të tij në NATO.
Ai tha gjithashtu se anëtarësimi i Ukrainës në NATO është jo realist.
Duke folur për marrëdhëniet me aleatët evropianë Sekretari Hegseth tha se “Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë më një marrëdhënie që nuk është e balancuar”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka premtuar se do t’i japë fund me shpejtësi luftës. Ai ka thënë se kjo luftë po u kushton shumë taksapaguesve amerikanë dhe ka kërkuar nga vendet evropiane të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. Ai gjithashtu ka sugjeruar që Ukraina duhet të paguajë për mbështetjen e Uashingtonit duke ofruar mineralet e rralla të saj.
Gjatë fjalimit të tij në takimin e NATO-s në Bruksel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shtoi se “marrëdhënia jonë transatlantike kërkon që aleatët evropianë të marrin përsipër përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit”.
Zoti Hegseth është zyrtari i parë i administratës së re të Presidentit Donald Trump që merr pjesë në një takim të aleancës veri-atlantike. Tridhjetë e një aleatët e Uashingtonit presin me padurim për të mësuar se sa mbështetje ushtarake dhe financiare Uashingtoni synon t’i japë Ukrainës tani e tutje.
Sekretari Hegseth zhvilloi bisedime të mërkurën me Sekretarin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar John Healey përpara një takimi të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës. Rreth 50 vende i kanë ofruar Ukrainës së bashku mbi 126 miliardë dollarë ndihmë ushtarake përmes këtij forumi, për gati tre vjet.
Megjithatë takimi i kësaj jave u thirr nga një vend tjetër për herë të parë, Mbretëria e Bashkuar. Nuk është marrë asnjë vendim se kush mund të kryesojë mbledhjen e ardhshme nëse mbahet një.
Udhëtimi i tij ndodhë më pak se dy javë përpara përvjetorit të tretë të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës, më 24 shkurt të vitit 2022. Shumica e aleatëve të Shteteve të Bashkuara kanë frikë se Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të ndalet në Ukrainë nëse fiton dhe se kjo luftë përbën një kërcënim ekzistencial për sigurinë e Evropës./VOA
100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë
Ter Stegen nën “radarin” e Gironas
Gianni Infantino dëshiron të ndryshojë rregullin e pozicioni...
Gjeti portofol me 800 euro dhe nuk e raportoi, arrestohet i ...
Zelensky: Pa mbështetjen amerikane nuk mund të fitojmë, nuk ...
Vitinha: Lojtari që më ka frymëzuar më shumë është Iniesta