Hawaii është bërë shteti i parë amerikan i cili ka ngritur padi ndaj vendimit të rishikuar të presidentit Donald Trump për ndalimin e udhëtimit.
Prokurori i përgjithshëm thotë se versioni i ri është në thelb e njëjtë si i pari, duke e quajtur atë “Ndalimi mysliman 2.0”.
Udhëzimi, i cili hyn në fuqi më 16 mars, vendos një ndalim 90-ditor për njerëz nga gjashtë vende kryesisht myslimane dhe një ndalim 120-ditor për të gjithë refugjatët.
Vendimi i mëparshëm, i cili ishte bllokuar nga një gjykatë federale, shkaktoi konfuzion në aeroporte dhe protesta masive.
“Asgjë nuk e ka ndryshuar thelbi. Është e njëjti ndalim për hyrjen e personave nga vendet me shumicë myslimane (minus një)”, tha Prokurori i Përgjithshëm në Hawai Doug Chin , transmeton KosovaPress.
Vendimi ndalon qytetarët nga Irani, Libia, Siria, Sudani dhe Jemeni që për 90 ditë të hyjnë në SHBA, derisa Iraku i cili ishte pjesë në ndalimin e parë, është hequr nga lista.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...