Hamasi njoftoi zyrtarisht se Yahya Sinwar do të jetë shefi i ri i Byrosë Politike të grupit pas vrasjes së Ismail Haniyeh në Teheran javën e kaluar.
Sinwar, i cili është udhëheqësi i Hamasit në Gaza, konsiderohet gjerësisht si arkitekti i pushtimit dhe masakrës së 7 tetorit në jug të Izraelit, në të cilën rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng, duke ndezur luftën e vazhdueshme në Gaza, shkruan The Times of Israel.
Sinwar është fshehur në Gaza që nga masakra në Izrael. IDF në shkurt publikoi një video, të filmuar më 10 tetor, që thuhej se e tregonte atë duke ecur nëpër një tunel të Gazës me disa nga anëtarët e familjes së tij.
Izraeli ka thënë vazhdimisht se do të ndjekë Sinwar dhe udhëheqës të tjerë të Hamasit. Më 1 gusht, IDF konfirmoi se kishte vrarë Muhamed Deif, komandantin e krahut ushtarak të Hamasit, në një sulm ajror në Gazën jugore muajin e kaluar./abcnews.al
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...