Një burim brenda grupit terrorist Hamasi i tha ‘Al Arabiya’ se ata kanë filluar të mbledhin trupat e pengjeve izraelite të vrara për t’i kthyer sipas planit të paqes të Donald Trump.
Hamasi thekson se me ndihmën e Egjiptit, si ndërmjetës, ka kërkuar nga Izraeli që të ndalojë bombardimet ajrore në disa zona të Gazës, ku po mbledhen trupat, raportojnë mediat e huaja.
Ndërsa Hamasi planifikon të kthejë menjëherë të gjithë pengjet e gjalla nga sulmi terrorist i 7 tetorit, dy vjet më parë, ndonëse dyshohet se kthimi i trupave të pengjeve të vrara mund të zgjasë më shumë.
Gjithashtu, burimi brenda Hamasit njofton se ky grupi terrorist ka pranuar t’i dorëzojë armët e tij një organizate palestinezo-egjiptiane nën mbikëqyrje ndërkombëtare./rtk
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...