Hamasi ka denoncuar vendimin e Gjermanisë për të rënë dakord për dërgimin e rreth 10,000 predha tankesh për ushtrinë izraelite.
Në një deklaratë, Hamasi tha se vendimi “e bën Gjermaninë një partner të drejtpërdrejtë në luftën kundër popullit tonë në Gaza”.
Gjermania “mbart përgjegjësinë e plotë politike dhe morale për krimet e luftës të kryera nga qeveria naziste sioniste dhe luftën gjenocidale kundër popullit tonë palestinez në Rripin e Gazës”, thuhej në deklaratë.
Të martën, revista gjermane Der Spiegel zbuloi se agjencitë qeveritare në Gjermani kishin miratuar një kërkesë izraelite për të marrë 10,000 predha artilerie 120 mm të drejtuara me saktësi./abcnews.al
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...