Hakerët e Koresë së Veriut po përpiqen gjithnjë e më tepër të vjedhin para në vend të sekreteve, sugjeron një raport i mbështetur nga qeveria e Koresë së Jugut.
Kriminelët kibernetikë janë duke synuar institucionet financiare pasi Pheniani përballet me sanksione të ashpra bërthamore, thotë Instituti i Sigurimit Financiar (FSI), transmeton portal arbresh.info.
Përpjekjet e dyshuara për hakim deri kohët e fundit ishte menduar të kishin për qëllim shkaktimin e përçarjes ose qasjes në të dhëna.
Koreja e Veriut në mënyrë rutinore ka mohuar përfshirjen në sulmet kibernetike.
FSI analizoi sulmet kibernetike midis 2015 dhe 2017.
Vendi i varfër tani po ballafaqohet me sanksione edhe më të ashpra ndërkombëtare që synojnë ndalimin e rrjedhjes së parave që do të mbështesnin zhvillimin e programit të saj të armëve./Arbresh.info
Takimi Kurti – Hamza, Çitaku: Ftesën e ka bërë Kurti, nuk u ...
Haxhiu priti në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë,...
Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, përurohet objekt...
Stojkoviç kapet sërish me gazetarët serb: Mos më jepni leksi...
Kosova – Komoret, me këtë formacion zbarkojnë “Dardanët” në ...
Shqipëria drejt regjistrimit të flisë si pjesë e trashëgimis...