Liderët lokalë të Ballkanit Perëndimor duhet të kenë përpjekje më të mëdha për të vazhduar përparimin drejt BE-së, në vend të lojërave politike duhet të dëshmojnë vullnetin politik, pasi zgjerimi i BE-së, me të gjitha kushtet dhe kriteret, është politika më e mirë e sigurisë të cilën e ka pasur ndonjëherë Unioni, ka thënë eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Hahn.
Han duke marrë pjesë në Universitetin Prinston, siç transmeton portali “European Western Balkans”, tha se reformat duhet të zbatohen në terren, sidomos në sektorin e sundimit të ligjit dhe konkurrencës.
Ai paralajmëroi se nëse Bashkimi Evropian hamendet në përkushtimin e tij ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të “angazhohet” në këtë rajon.
“Vetëm liderët lokal mund ta rregullojnë punën dhe t’ia prezantojnë qytetarëve të saj. Ata duhet ta ndërmarrin përgjegjësinë dhe të ndërtojnë mbi progresin tanimë të arritur”, tha Hahn.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...