Eurokomisionari Johannes Hahn në rrjetin e tij social shkruan se “e përshëndes votimin e sotëm të Bundestagut gjerman për nisjen e bisedimeve me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në tetor”.
Sipas Hahn, njohja e zhvillimit konkret është e rëndësishme si nxitje për reforma në Ballkanin Perëndimor dhe për kredibilitetin e BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndryshe, sonte Bundestagu gjerman votoi për dhënien e datës për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE.
Për nisjen e bisedimeve me BE-në vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i BE-së ka mesi i muajit tetor.
https://twitter.com/JHahnEU/status/1177304187312443393
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...