Teksa Kremlini po përpiqet në çdo mënyrë për të bindur rusët se në Ukrainë po kryhet një “operacion special” për të çliruar vendin nga nazizmi, një ukrainas ka vendosur ta sfidojë këtë gjë.
Një gazetar nga Kievi, i identifikuar si Volodymyr Biriukov, ka deklaruar se është bashkuar me një grup hakerash, të cilët kanë modifikojnë faqe pirate ku rusët shohin filma, duke shfaqur në to pamje të krimeve makabre që ushtria e Vladimir Putin po bën në Ukrainë.
Kështu, çdo rus që do të shikojë film në këto faqe, përpara se të hapë filmin është i detyruar të shohë imazhe apo video nga lufta në Ukrainë.
Gezetari deklaroi se e di që kjo është e jashtëligjshme, por ama është një ndër mënyrat për t’i bërë rusët të kuptojnë se çfarë po ndodh përtej propagandës së qeverisë së tyre./gsh/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?