Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi më 1 dhjetor se vendosja e ndalimeve për udhëtime të cilat prekin shtete dhe rajone specifike, si pjesë e masave kundër përhapjes së variantit të ri të koronavirusit janë ‘të padrejta’ dhe ‘joefektive’.
“Derisa virusi nuk njeh kufij, ndalesat për udhëtime të cilat izolojnë një shtet apo rajon janë jashtëzakonisht të padrejta e madje edhe joefektive”, tha Guterres në një konferencë për media, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Shefi i OKB-së madje bëri thirrje që të shtohet numri i testimeve për të gjithë udhëtarët.
“Kjo është mënyra e vetme që të reduktohet rreziku i përhapjes së infektimit e që njëkohësisht mundëson angazhim ekonomik”, shtoi Guterres.
Disa shtete tashmë kanë ndaluar udhëtimet nga shtetet jugafrikane pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron, javën e shkuar në këtë rajon.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreziku nga Omicroni është shumë i lartë, por OBSH-ja po ashtu ka kundërshtuar ndalimin e udhëtimeve nga kontinenti, duke e komentuar si ‘sulm ndaj solidaritetit global’./ REL
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohet një person
Elijona fton banorët për të festuar ditëlindjen e saj së bas...
FIFA dhe UEFA konfirmojnë ndryshimet statutore të FFK-së
Vodhi një televizor më 2024, arrestohet i dyshuari në Kaçani...
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...