Të paktën 4.078 njerëz janë vrarë në vitin 2021 në Guatemalë, vendin e Amerikës Qendrore, sipas Institutit Kombëtar të Shkencave Ligjore të vendit, transmeton Anadolu Agency.
Instituti në një deklaratë me shkrim tha se shumica e viktimave ishin të lidhura drejtpërdrejt me armët e zjarrit, ndërsa kjo shifër ishte 3.500 në vitin 2020.
Për më tepër, numri i grave viktima u rrit me 28,5 për qind në krahasim me një vit më parë, duke u rritur nga 507 në 652.
Pavarësisht ligjeve të ashpra dhe parandaluese të miratuara në vendet e Amerikës Qendrore në vitet e fundit, vrasjet dhe incidentet e tjera të dhunshme janë vazhdimisht në rritje.
NATO rrëzon një dron mbi Estoni, dyshohet se i përket Ukrain...
Kritikat e Kurtit për Blerim Isufajn, reagon PSRK: S’komento...
KQZ miraton adresat e kutive postare për votim në 22 shtete
Musliu për xhandarmërinë: Policia ka nevojë për uniforma e k...
Andin Hoti: Kosova po ndërton platformën digjitale ‘eP...
Guardiola drejt largimit nga Manchester City, lojtarët mbete...