Presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe është shfaqur sot për herë të parë pas grusht shtetit.
Presidenti 93-vjeçar u pa me shefat e ushtrisë dhe zyrtarët e Afrikës së Jugut, ndërsa fotografia u publikua për herë të parë nga gazeta “Herald” e Zimbabvesë, transmeton portali arbresh.info
Mugabe ka qenë nën arrest shtëpiak pasi ushtria vendosi që të marrë nën kontroll situatën e vendit, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij pas 37 vjetësh në pushtet.
Sipas mediave, gruaja e Mugabe është larguar nga vendi, ndërsa në fotografinë e publikuar nga “Herald”, ajo nuk është parë në grup.
Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma, duke folur në parlament, tha se situata politike në Zimbabve “shumë shpejt do të bëhet e qartë”./arbresh.info/
https://twitter.com/HeraldZimbabwe/status/931198444068327429?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.independent.co.uk%2Fnews%2Fworld%2Fafrica%2Fmugabe-zimbabwe-latest-photo-army-house-arrest-news-updates-a8059036.html
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...