Grupi i armatosur me bazë në Libanin jugor i Hezbollahut ka njoftuar se ka rrëzuar një dron izraelit. Kjo është hera e parë që ka bërë një pretendim të tillë gjatë luftimeve të fundit.
Ndodhi të dielën mbi Khiam, rreth 5 km (3 milje) nga kufiri me Izraelin. Droni u pa duke rënë në territorin izraelit, tha Hezbollah.
Sipas organizatës, e cila është cilësuar si një grup terrorist nga Britania e Madhe dhe SHBA, ajo ka pasur 46 luftëtarë të vrarë në luftimet me Izraelin që nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit, si dhe 43 të plagosur.
Hezbollahu gjithashtu thotë se ka nisur 84 sulme në 42 pika përgjatë kufirit në përleshjet e përditshme me trupat izraelite.
Izraeli thotë se të paktën shtatë nga ushtarët e tij janë vrarë deri më tani./euronews.al
‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...