Presidenti amerikan Joe Biden i është drejtuar me një mesazh privat rebelëve Houthi, të cilët tashmë janë goditur nga ajri nga avionët amerikanë dhe britanikë.
Rebelët e mbështetur nga Irani kanë në duart e tyre armatime të rënda që po rezultojnë të rrezikshme për anijet tregtare që kalojnë në nëpër territorin e tyre. Ata janë përgjegjës për sulmet e përsëritura javët e fundit kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq.
Deri në tani grupi Houthi nuk ka treguar asnjë shenjë tërheqjeje, ndërsa rebelët duken të palëkundur, duke vënë Uashingtonin dhe Londrën në “kornizën” e armiqve.
Ata pretendojnë se sulmet e SHBA-së nuk do të kenë asnjë ndikim në sulmet e tyre në Detin e Kuq./abcnews.al/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...