Një grua e cila filmoi vetën duke urinuar mbi Kur’an dhe më pas e dogji atë është denuar me gjashtë vitë burg.
Sheila Szmerekova, nga Sllovakia është parë në këmbë para flamurit të saj kombëtar me librin e shenjtë të myslimanave në dorë, të cilin ajo fillimisht e ka fyer dhe më pas ka vendosur që ta urinojë, transmeton portali arbresh.info.
Videoja ka nxitur shumë debat sapo është postuar, prandaj më vonë është fshirë nga të gjitha rrjetet sociale për shkak të përmbajtjes së ulët.

Szmerekova, që jetonte në qytetin qëndror të Sllovakisë, Ruzomberok, është arrestuar menjëherë dhe ishte lënë në paraburgim preventive.
Ajo është akuzuar për nxitjen e urretjes, për ksenofobi dhe për shpifje ndaj një kombi. Ajo edhe në rrjetin social ka shprehur urretjen nga myslimaneve.

Nëna e saj ka deklaruar se vajza e saj ka kaluar nëpër periudha të vështira gjatë adoleshëncës pasi ishte ngacmuar seksualisht.
“Ajo është përdhunuar kur ishte 14- vjeç. Që nga ajo kohë ajo sillet keq”, ka thënë ajo.

Para se të dërgohej në burg, Sheila ka kaluar disa muaj në një repart psikiatrik. Sipas mediave vendase, ajo është nëna e një djali 7- vjeçar, i cili është marrë nën kujdesin e shtetit./Arbresh.info
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...