Emma Coronel Aispuro, gruaja e ish-udhëheqësit të drogës El Chapo, u dënua me tre vjet burg më 30 nëntor pasi u deklarua fajtore për një sërë akuzash për trafik droge në fillim të këtij viti.
Ish-mbretëresha e bukurisë adoleshente dhe shtetasja e dyfishtë SHBA-Meksikë u martua me “El Chapo” në vitin 2007.
Ajo pranoi se ndihmoi Guzman të drejtonte kartelin ndërkombëtar të drogës Sinaloa dhe ndihmojë në arratisjen e tij nga burgu në vitin 2015.
Guzman, 63 vjeç, po vuan dënimin e përjetshëm në Kolorado për trafik droge dhe pastrim parash.
Ajo u arrestua më 22 shkurt në Aeroportin Ndërkombëtar Dulles në Virxhinia.
Ajo ka qenë e burgosur në Virxhinia që nga arrestimi i saj.
Prokurorët federalë kërkuan një dënim me katër vjet burg, të ndjekur nga një periudhë pesëvjeçare lirimi i mbikëqyrur, me një gjobë prej afro 1.5 milion dollarë, sipas dosjeve gjyqësore.
Gjykatësi Rudolph Contreras në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Uashington DC përfundimisht e dënoi atë me 36 muaj, e ndjekur nga 48 muaj lirim të mbikëqyrur, shkruan independent, transmeton arbresh.info.
Aksion kundër informalitetit në Durrës, Task-forca godet abu...
Trump thotë se dëshiron naftë iraniane
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu