Julia Navalnaya, gruaja e Alexei Navalny, një politikan opozitar i dënuar me burg në Rusi, është larguar nga Rusia për në Gjermani.
Kështu njofton Reuters, duke u bazuar nga burimet e lajmeve Interfax, sipas të cilës, Julia Navalny është nisur nga Moska, aeroporti Domodedovo, për në Fraknfurt, transmeton rtk.
Ndërsa ky lajm nuk është konfirmuar nga Yulia Navalny, si dhe Fondacioni Navalny nuk ka komentuar ende këtë çështje.
Bëhet e ditur se Yulia Navalny ishte me Alexei Navalny, kur ky i fundit u dërgua në Gjermani për mjekim, në gusht, pasi u bë një përpjekje për ta vrarë atë.
Më tej njoftohet se çifti qëndroi në Gjermani për katër muaj dhe u kthye në Moskë. Alexei Navalnyi u arrestua në kontrollin e pasaportës dhe u dënua me burg absolut në fillim të shkurtit. Yulia Navalnya gjithashtu është arrestuar të paktën dy herë.
Yulia Navalny dhe Alexei Navalny kanë dy fëmijë, që të dy po studiojnë jashtë vendit./arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...