Një grua nga Indonezia është shtruar në spital, pasi një gjykatë e Sheriatit vendosi që ajo të dënohej me 100 rrahje me kamzhik pasi u gjend pranë një personi që nuk ishte burri i saj.
E veshur me një shami të stilit Burberry, 30-vjeçarja shihet e ulur në gjunjë në një skenë publike në Banda Aceh, ku pranë saj ishin mbledhur edhe një turmë njerëzish, transmeton portali arbresh.info
Sipas ligjit islamik, i cili sunon në atë rajon, ajo u gjet fajtore për shkelje të kurorës vetëm pse qëndronte pranë një personi të huaj.
Gruaja e cila u identifikua vetëm si Mazidah, është rrëzuar nga plagët e marra dhe më pas është dërguar në spital.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë shfaqur fotografitë e njëmbëdhjetë burrave dhe grave që u rrahën për krime të ndryshme, si lojra të fatit dhe tradhëti bashkëshortore.
Provinca e Banda Aceh filloi zbatimin e ligjit të Sheriatit pas dhënies së autonomisë në vitin 2001, ndërsa ligjet islamike janë forcuar që kur Aceh arriti një marrëveshje paqeje më Xhakartën në vitin 2005.
Më shumë se 90 për qind e njerëzve në Indonezi e konsiderojnë vetën si myslimane, por shumica praktikojnë një formë të moderuar të besimit./arbresh.info/

Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari