Gripi i shpendëve ka mbërritur në Britaninë e Madhe me rastin e parë të konfirmuar sipas autoriteteve shëndetësore.
Raportimet pohojnë se të hënën u zbulua një rast i gripit të shpendëve H5N1 te një individ, por ndërkohë rreziku për popullatën mbetet ‘shumë i ulët’.
Personi është infektuar në një fermë, ku ka pasur kontakt të ngushtë dhe të gjatë me një numër të madh zogjsh të infektuar, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e MB në një deklaratë.
Ajo tha se personi është në gjendje stabël aktualisht dhe se autoritetet po bëjnë depistimin e të gjithë kontakteve të fundit të personit për t’u ofruar trajtim antiviral.
Transmetimet nga zogjtë te njerëzit janë të rralla në Britani, megjithëse kanë ndodhur disa herë në të shkuarën.
Autoritetet britanike kanë zbuluar raste të gripit të zogjve në fermat e pulave në muajt e fundit dhe kanë marrë masa për të kufizuar përhapjen./abcnews.al
AAK sot mban konferencë për media
Shëndritit i bie në dorë Kutia e Pandorës, ja kë çon ai në n...
Përgatitjet për finalen e madhe, Kosova sot mban stërvitjen ...
“Jam shumë i qetë”, Ousmane Dembele shpjegon si ndryshoi pre...
Trump për NATO-n: Pse duhet të jemi aty për ta nëse ata nuk ...
PS përgatitet për “Vendoret 2026”, Rama: Nevojitet ristruktu...