Koreja e Jugut është detyruar të asgjësojë 33 milionë shpezë, që prej nëntorit kur vendi u kaplua nga gripi i shpendëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Bujqësisë njoftoi të shtunën se numri i shpendëve të asgjësuara ka arritur në 33.12 milionë, dukshëm më shumë se 13.96 milionë shpezët e asgjësuara në vitin 2014.
Rasti më i përhapur në 340 fermat koreane është virusi patogjenik H5N6. Aktualisht nuk ka njerëz ë infektuar, por mbetet i lartë shqetësimi, sidomos nga fakti se të hënën e kaluar është përhapur një virus i ri në provincën Jeolla.
Agjencia e lajmeve Yonhap, shkruan se fermat pritet të kompensohen me 227.8 milionë dollarë, që është për 2.6 herë më shumë nga kompensimi i vitit 2014.
Koreja e Jugut po përballet edhe me sëmundjen e bagëtive, ku deri më tani janë vaksinuar 3 milionë lopë, ndërkohë që të dhënat e qeverisë nga e premtja flasin se janë asgjësuar 1.093 bagëti nga 14 ferma të ndryshme.
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë
Këtë vit, Kroacia nikoqire e stërvitjes ushtarake me Kosovën...
Kurti u takua me senatorët amerikanë Shaheen, Murphy, Tillis...