Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetasit e Kosovës se që nga nesër (2 prill ), me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill, në po të njëjtën orë, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur.
Kjo si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek, shkruan Arbresh.info.
“MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.”, thuhet në njoftim.
“Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit:
+30 210 721 1711.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Zyrtare: Zgjedhjet mbahen me 7 qershor
Ousmane Dembele lojtari më i mirë i gjysmëfinaleve të para
Kurti vizitoi punimet në parkun e erës në Zatriq të komunës ...
Ballkani e Dukagjini në epërsi pas pjesëve të para
Pjesëtarët e FSK-së certifikohen në kursin për nënoficer të ...
LDK propozon 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve