Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar shtetasit e Kosovës se që nga nesër (2 prill ), me fillim në ora 06:00 të mëngjesit e deri me datën 4 prill, në po të njëjtën orë, kufijtë e Greqisë do të jenë të mbyllur.
Kjo si pasojë e një greve 48 orëshe të paralajmëruar nga shërbimi doganor grek, shkruan Arbresh.info.
“MPJD njofton shtetasit e saj se kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe për personat me probleme serioze shëndetësore.”, thuhet në njoftim.
“Shtetasit e Republikës së Kosovës që mund të kenë nevojë për informacione shtesë inkurajohen të kontaktojnë Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë në numrin e mëposhtëm të telefonit:
+30 210 721 1711.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...