Operatori kombëtar i trenave në Francë ka paralajmëruar se greva e punëtorëve më 3-4 prill do të shkaktojë ndërprerje të mëdha në këtë shtet dhe gjithë Evropën Perëndimore.
SNCF ka thënë më 1 prill se vetëm 15 përqind e trenave të shpejtë dhe 25 përqind e trenave rajonalë do të funksionojnë gjatë 2 ditëve të grevës.
Sindikatat hekurudhore janë të zemëruara lidhur me planin qeveritar për ristrukturimin e borxhit.
Disa frikësohen se ky është hapi i parë drejt privatizimit, diçka që qeveria kundërshton.
Drejtuesit e trenave dhe stafi tjetër i SNCF-së pritet të nisin grevën si shenjë pakënaqësie ndaj planeve për reformim nga ana e qeverisë së presidentit Emmanuel Macron.
Edhe pjesëtarë të tjerë të stafit, si mirëmbajtësit dhe sektori i energjisë janë duke planifikuar që të mbajnë grevë më 3 prill./rel
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...