Turistë dhe udhëtarë që u duhet të kalojnë për në apo përmes Italisë me fluturimet e tyre, janë përballur me vonesa apo anulime të fluturimeve falë një greve që po mbahet nga kontrollorët e trafikut ajror, si dhe punonjësit e tjerë të transportit ajror.
Kompania kryesore italiane, “Alitalia” njoftoi se kishte anuluar rreth 40% të fluturimeve të brendshme dhe ndërkombëtare gjatë kësaj të hëne.
“Air France”, “British Airways”, “Lufthansa” dhe kompani të tjera ajrore anuluan gjithashtu fluturimet e tyre, për shkak të grevës 4-orëshe nga ora 13 deri në 17 që po zhvillojnë kontrollorët e trafikut ajror, si dhe grevës 24-orëshe të punonjësve të këtij transporti.
Kjo është dita e parë e një jave tejet të vështirë për transportin në Itali, ku është planifikuar edhe një tjetër grevë, këtë herë nga taksistët, për ditën e enjte.
Në Romë, të shtunën pritet kaos në trafik, kur kryeqyteti italian të presë udhëheqësit e Bashkimit Evropian në samitin e 60-vjetorit të bllokut.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër