Në fjalimin me të cilin ka hapur Panairin e 85 Ndërkombëtar të Selanikut kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paraqitur politikën ekonomike të qeverisë së tij për dy vitet e ardhshme dhe ka njoftuar shkurtime të taksave si dhe një sërë masash për familjet në nevojë.
Në konsultim me stafin financiar, ne po shpallim sot përmirësimin e synimit te rritjes ekonomike për vitin 2021 nga 3.6% në 5.9%. Lajme inkurajuese
edhe për bizneset: Tatimi mbi të ardhurat zvogëlohet nga 24% në 22% në mënyrë të përhershme”, tha ai.
Gjithashtu Mitsotakis ka shpallur një plan veprimi kombëtar për të rinjtë të cilët sipas tij u rritën gjatë krizës ekonomike, përjetojnë karantinat si dhe krizën klimatike.
“Që tani e tutje, të rinjtë deri në moshën nga 29 qe nuk kane punuar asnjehere, nese punësohen me kohe te plote, do të subvencionohen nga shteti me 1,200 euro për 6 muaj. 600 do të shkojnë tek punëdhënësit për uljen e kostove të pagës, dhe 600 të tjerat do t’u jepen atyre përveç pages qe do marrin”, tha ai.
Duke theksuar se përgjigja e vetme ndaj pandemisë është vaksinimi, Mitsotakis ka premtuar stimuj tek të rinjteë nga 15-17 vjeç që do të vaksinohen 50 GB internet dhuratë .
Ndërkohë gjatë gjithë pasdites të së shtunës mbi 22 000 vetë pjesëtare të sindikatave të ndryshme kanë protestuar në rrugët e Selanikut kundër rritjes së çmimeve, papunësisë dhe politikave ekonomike qeveritare.
Mbi 3500 të tjerë kanë protestuar ndaj vaksinimit të detyrueshëm, një protestë e cila degjeneroi në dhune dhe forcat policore janë detyruar t’i shpërndajnë protestuesit me gaz lotsjellës dhe makinën e ujit me presion./TCH/
“Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në...
Antony Joshua rikthehet në ring, do të përballet me shqiptar...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagos...
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...
Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi li...