Në 24 orët e fundit Greqia ka regjistruar 2,422 raste pozitive me koronavirus si dhe 37 humbje jete.
Sipas autoriteteve të shëndetit në vend, nga të infektuarit e sotëm, gjashtë u konfirmuan në pikat hyrëse të vendit kurse numri total i të infektuarve shkon në 622,761. Prej tyre, 51.0% janë meshkuj.
Kurse, nga rastet e konfirmuara në shtatë ditët e fundit, 135 të infektuar kishin udhëtuar jashtë kurse 2,607 të tjerë ishin raste kontakti. Numri total i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar tashmë në 14,311. Prej tyre, 95.4% kishin sëmundje shoqëruese dhe/ose ishin mbi 70 vjeç.
Numri i pacientëve që marrin shërbim mjekësor në njësitë e kujdesit intensiv është 364 (64.8% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 64 vjeç dhe 81.0% kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose janë mbi 70 vjeç./alsat/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...