Qeveria greke ka hartuar një plan të ri kufizimesh të ashpra që ngjajnë me ato të zbatuara nga nëntori 2020 deri në qershor 2021, ndër më të egrat në Evropë.
Pjesë e planit të kufizimeve është dhe rimbushja e kufijve, raporton noa.al duke cituar deklaratën bë mediat greke të zëvendësministres së Shëndetësisë, Minna Gakga.
Ajo tha se Greqia do të ashpërsojë edhe më tej masat kufizuese pasi po vërehet rritje e mëtejshme e rasteve me Covid.
Mes masave të paralajmëruara janë, rikthimi i ndalimit të lëvizjes mes prefekturave të vendit dhe mbyllja totale e kufirit për qarkullimin e qytetarëve, me vendet me rrezikshmëri të lartë infeksioni.
Aktualisht, numër të lartë infektimesh kanë Shqipëria, Maqedonia, më pak Turqia dhe Italia, gjithnjë në përllogaritjen për 1 milion persona gjatë 2 javëve të fundit.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mina Gaga deklaroi se do të ketë dhe masa lokale. Ajo tha se aty ku do të vihet re përhapje masive e virusit do të merret menjëherë masa. Ajo pohoi se edhe mbyllja e shkollave, është pjesë e planit.
“Ne po fillojmë me masa të tjera shumë të kujdesshme. Jemi duke monitoruar. Protokolli është i rreptë. Nëse ka një shpërthim, shkolla do të mbyllet”, tha ajo.
Greqia rihapi kufijtë me Shqipërinë pak muaj më parë. Edhe aktualisht, lejohen të futen shqiptarët në vendin fqinjë jo më pak se 14 ditë pasi kanë bërë dy doza vaksine, në të kundërt tampon PCR ose rapid test. Lejohet po ashtu edhe një letër që vërteton se udhëtari ka kaluar kovidin brenda 6 muajve të fundit. Fëmijët deri 12 vjeç përjashtohen nga të tilla kushte.
Policia ndëshkon shoferin në Prishtinë për shpejtësi, 400 eu...
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...