Zyrtarët grekë kanë bërë të ditur se janë regjistruar rastet e para të infeksioneve me koronavirus te dy migrantë në ishullin Lesbos.
Më 6 dhe 10 maj, 70 migrantë arritën me dy anije nga Turqia, grupi i parë që mbërritën në Greqi nga deti në shumë se një muaj, pasi autoritetet greke rritën mbikëqyrjen e kufijve për shkak të një pandemisë.
70 migrantët u vendosën në karantinë për dy javë që nga dita e arritjes në ishullin Lesbos, transmeton portal arbresh.info

Ata janë vendosur në një kamp të veçantë karantine, në Eftalou në bregdetin verior të ishullit, larg kampit më të madh në Moria në Lesbos, ku pothuajse 18,000 njerëz jetojnë në kampin me një kapacitet prej 3,000 vetash, shkruajnë mediat greke.
Dy migrantët me Covid-19 nuk kishin simptoma të sëmundjes, ndërsa tani janë duke u zhvilluar testime te migrantët tjerë dhe te njerëzit që kishin kontakt me ta.
Rreth 40 mijë migrant jetojnë në Lesbos dhe në ishujt tjerë të Greqisë, për të cilat grupet e Drejtave të Njeriut kanë paralajmëruar se mbipopullimi mund të dërgojë në përhapjen e shpejtë të Covid-19. Deri me tani, kampet greke kanë qënë të paprekura nga sëmundja infektive./arbresh.info/
Shpërthejnë mediat në Spanjë: Ligamentet e Kylian Mbappes ja...
Trump paralajmëron: Kushdo që synon të udhëheqë Iranin, përf...
Irani paralajmëron: Nëse sulmohet ambasada jonë në Bejrut, g...
Ndalet Man United – mposhtet nga Newcastle United
Nesër mot i vranët dhe me interval me diel
Arti si diplomaci midis Italisë dhe Shqipërisë: Një urë e fo...