Qeveria greke do të kërkojë një blerës për 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, deklaroi sot ministri i Financave në çastin që qeveria e re konservatore po përpiqet të përshpejtojë privatizimet.
“Ne do të procedojmë me shitjen e 30% të kapitalit të aeroportit ndërkombëtar të Athinës, që është nën kontrollin e shtetit grek”, theksoi Christos Staikouras në një mesazh të publikuar në profilin e tij “Twitter”, pas një mbledhje të qeverisë mbi këtë çështje.
Ky aeroport, më i rëndësishmi në vend, ka regjistruar 24 milionë pasagjerë në vitin 2018, nga të cilët 16,4 milionë kanë qenë udhëtarë ndërkombëtarë.
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...