Parlamenti Grek ka miratuar një pakt të përditësuar të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara që do të lejojë rritjen e aktiviteteve të përbashkëta në objektet ushtarake të vendit.
“Ky pakt është për përfitimin e ndërsjellë të mbrojtjes sonë dhe ekonomive tona”, tha ligjvënësi konservator, Ioannis Lambropoulos.
“Në një kohë kur ne jemi duke marrë kërcënime ndaj sovranitetit tonë, ne po kërkojmë mbështetjen e aleatëve tanë”, shtoi ai.
Marrëveshja e ratifikuar parashikon rritjen e qasjes së SHBA-së në objektet ushtarake në Greqinë qendrore dhe veriore, dhe përmirësime të infrastrukturës në bazën detare në ishullin e Kretës.
Ushtria amerikane qe një kohë të gjatë ka prezencë ushtarake në Greqi, siç ka edhe në vendin rival të saj, në Turqi.
Marrëveshja e re përditëson një dokument të nënshkruar për herë të parë në vitin 1990, kur kryeministër ishte babai i kryeministrit aktual, Kyriakos Mitsotakis.
Ndërsa ligjvënësit ratifikuan marrëveshjen, qindra demonstrues komunistë dhe të majtë protestuan në Sheshin Syntagma kundër marrëveshjes.
Partia kryesore e opozitës së majtë të Greqisë tha se favorizonte bashkëpunimin e zgjeruar të mbrojtjes me SHBA-në, por ligjvënësit e saj nuk e mbështetën marrëveshjen, duke argumentuar se qeveria së pari duhet të marrë një angazhim më të vendosur të mbështetjes së Uashingtonit kundër çdo veprimi të mundshëm armiqësor nga Turqia.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...