Të paktën tre gra raportohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur në qytetin e Kalamatës në Greqi pas shpërthimit në flakë të një restoranti.
Nga të dhënat e para thuhet se shkak i kësaj ngjarje është bërë rrjedhja e gazit në pjesën e kuzhinës.
Mediat greke raportojnë se viktima të shpërthimit kanë mbetur dy punonjëse të restorantit dhe gruaja e pronarit. Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:15, në një kohë kur restoranti ishte i mbushur me klientë.
Policia dhe personeli i ndihmës mjekësore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje në përpjekje për të dhënë ndihmën e parë. Ndërkohë ende nuk ka të dhëna për identitetin e viktimave apo edhe numrin e saktë të të plagosurve.
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati