Në Greqi, në vendin e quajtur Rajo Thesprotias janë sekuestruar një sasi prej 167.5 kilogramë kanabis sativa.
Sipas informacioneve të para,është arrestuar një shtetas shqiptar dhe është shpallur në kërkim një tjetër shqiptar, nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas burimeve policore atje lënda narkotike ishte e fshehur në një parcelë me mandarina dhe dy shtetasit shqiptarë të implikuar në këtë ngjarje, po e paketonin atë në kuti kartoni, në momentin që kanë mbërritur forcat e policisë.
Ndërsa kanë kapur njërin prej tyre,tjetri është larguar me shpejtësi,pa u arrestuar prej forcave policore të cilat ishin informuar
për tentativën e trafikimit të narkotikëve dhe ishin vë në gjurmë të transportuesve të kanabisit.
Në cilësinë e provës materiale,u sekuestruan 167.5 kg kanabis sativa,ndërsa po hetohet lidhur me mënyrën sesi kaloi në territorin grek lënda narkotike.
Dyshimet e para janë se ajo u transportua me mushka nëpërmjet kufirit të gjelbër në zonën e ish-postës Katajeto afër fshatit çiflik të Sarandës, shkruan tch
Albion Rrahmani shënon golin e radhës tek Sparta Praha
Mot i ndryshueshëm për pesë ditët e ardhshme
Skandali Epstein, jep dorëheqjen shefi i kabinetit të kryemi...
Drejtori i Policisë së Shqipërisë: Po e godasim trafikimin e...
Karateistja shqiptare, Lanika Rexhepi shpallet nënkampione e...
Luizi e analizon shtëpinë ku qëndroi për më shumë se tre mua...