Një grup prej 198 refugjatëve nga Greqia kanë arritur në Madrid, si pjesë e programit të BE-së për zhvendosjen e refugjatëve nëpër vendet anëtare të bllokut.
Në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme thuhet se refugjatët që janë arritur në Spanjë, janë nga Siria, Iraku, Eritrea dhe Irani, transmeton arbresh.info
Në mesin e refugjatëve të zhvendosur janë 65 burra, 49 gra, 83 të mitur dhe 83 grupe familjare.
Zhvendosja e refugjatëve në Spanjë që nga viti i kaluar arrin në numrin 898.
Spanja ka rënë dakord të pranojë më shumë se 17 mijë refugjatë deri në fund të vitit 2017.
Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis, ka deklaruar se Spanja ka për qëllim të përmbushë marrëveshjen./Arbresh.info
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten