Më shumë se 200 shtëpi u dëmtuan nga përmbytjet gjatë fundjavës në ishullin grek Evia.
Përmbytjet gjithashtu dëmtuan rrugët në veri të ishullit, si dhe shkaktuan dëme në zonat e afërta të territorit qendror grek.
Autoritetet po punojnë për të riparuar dëmet, ndërsa moti pritet të përkeqësohet në fund të kësaj jave.
Evia ishte zona më e prekur nga zjarret në gusht dhe fillim të shtatorit, të cilët dëmtuan më shumë se 1.000 kilometra katrorë, kryesisht tokë pyjore në Greqi. Më shumë se 20 vende kanë dërguar ndihmë për të shuar zjarret./tch/
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...