Krishtlindjet vijnë edhe njëherë në Greqi duke i gjetur grekët më të varfër dhe më të pashpresë.
Sipas një raporti të fundit të BQE, e cila ka analizuar të ardhurat e 84.000 familjeve të Eurozonës, prej vitit 2009 deri në vitin 2014, grekët kanë humbur gjatë këtyre viteve të krizës 40% të të ardhurave të tyre.
Mesatarja e të ardhurave vjetore ka rënë nga 23.500 euro në 17.600 dhe bashkë me Qipron konsiderohen dy vendet me humbjet më të mëdha të të ardhurave në zonën e euros.
Ndërkohë, grekët cilësohen si qytetarët më pesimistë përsa i përket së ardhmes në BE. Ata besojnë në masën 63% se do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Ndërkohë, 61% e tyre shprehet për të ardhmen me fjalën “shqetësim”, 47.9% me fjalën “frikë” dhe 24.3% me fjalën “turp”.
Sipas disa prej statistikave të dhimbshme që publikon gazeta e fundjavës “Realnews”, 8 në 10 vetë besojnë se nuk mund të ruajnë të ardhurat që kanë tani përgjatë vitit që vjen.
Gjithashtu, 70% e të rinjve të moshës nga 18-24 vjeç do të emigronin në një shtet të BE-së nëse do t’u jepej rasti gjatë vitit të ardhshëm.
Ndërsa përsa i përket çështjeve kombëtare, 62% e qytetarëve shprehen të frikësuar se gjatë 2017-s mund të shkaktohet ndonjë incident i nxehtë në detin Egje me Turqinë./tch/Arbresh.info
Labi ia huq, thotë se gjeli bën ve
Prishtina e Re godet sërish në merkato, transferon Dejan Tra...
Elijona habit me mungesën e njohurive, nuk e di çka është FS...
SHBA refuzon kërkesën e Iranit për ndryshimin e vendit dhe f...
Muriqi në pesëshen që lufton për Këpucën e Artë
Tërmet në Korçë, ja ku ishte epiqendra