I dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj kandidates republikane për në Kongres, Valentina Gomez, e cila është shfaqur në rrjetet sociale duke djegur librin e shenjë islamik, Kuranin.
Grenelli ka thënë se Kushtetuta Amerikane garanton lirinë fetare.
“Mos e minoni Amendamentin e Parë të Kushtetutës të vendosur nga paraardhësit tanë. Kushtetuta Amerikane garanton lirinë e fesë. Ju nuk i kuptoni shumë mirë liritë tona”, ka shkruar Grenell si përgjigje ndaj veprimit të saj.
Gomez i është kundërpërgjigjur duke shkruar “Richard, myslimanët të shohin si një të pafe që duan ta vrasin. Unë të shoh si vëllain tim të krishterë”.
E Grenelli i ka replikuar duke i thënë se ka shumë shokë myslimanë dhe se ajo duhet të ndalojë se sulmuari të gjithë myslimanët.
Gomez, e cila kandidon për Distriktin e 31-të të Teksasit në vitin 2026 si republikane, ndau videon ekstreme në X si pjesë të zotimit të saj për t’i “dhënë fund Islamit” në Shtetin Lone Star.Përafërsisht një përqind e popullsisë së Teksasit është myslimane.
“Bijat tuaja do të përdhunohen dhe bijve tuaj do t’u pritet koka, nëse nuk e ndalojmë Islamin njëherë e përgjithmonë”, ka thënë Gomez përpara se t’i vinte flakën një kopjeje të librit të shenjtë.
“Do ta zhduk Islamin në Teksas, prandaj më ndihmo Zot”, ka shtuar ajo.
I have many Muslim friends.
Stop attacking everyone who is Muslim.
You look stupid. https://t.co/AI0oydRjH0
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 26, 2025
Lexo edhe:
Republikania djeg Kuranin, zotohet t’i japë fund Islamit në Teksas
Katër të plagosur pas rënies së dy dronëve pranë Aeroportit ...
Joseph: Kriza e re do t’i përkeqësojë edhe më tej marrëdhëni...
Rama: Katër zyrtarë certifikohen si specialistë të sigurisë ...
Fillon seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të KEK-ut, Nagip Kras...
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...