Gratë japoneze janë duke u rebeluar kundër traditës disa dekadëshe të Shën Valentinit që i obligon ato t’u japin çokollata meshkujve.
Me 14 shkurt, punonjëset femra pritet t’u japin ‘giri çoko’ kolegëve të tyre në punë, transmeton portali arbresh.info.
Nga gratë gjithashtu pritet që të blejnë çokollata nga zemra ‘honmei çoko’ për simpatitë apo të dashurit.
“Dita e Valentinit është kthyer në një simbol për patriarkatin japonez”, tha Jeff Kingston, një ekspert japoneznë Universitetin Temple në Tokio.
Por këtë vit, gratë janë duke kundërshtuar këtë praktikë konsumeriste.
Një anketë e bërë së fundmi nga një departament dyqanesh në Tokio gjeti që rreth 60 për qind e grave në vend të kësaj do të blejnë çokollata për vete për Shën Valentin.
Vetëm 35% e tyre planifikonin t’u ofronin çokollata kolegëve të tyre./Arbresh.info/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro