Gratë iraniane janë paralajmëruar që të mos publikojnë fotografi pa mbulesë për shkak se mund të përballen me 10 vjet burg. Këto paralajmërime kanë ardhur pasi që gratë atje po publikojnë fotografi ma mbulesë si pjesë e një fushate e cila e ka për qëllim vetëdijesimin e grave.
Masih Alinejad e krijoi një fushatë të quajtur “E mërkura e bardhë” e cila kishte për qëllim t’i inkurajojë grat që të publikojnë fotografi të tyre pa mbulesë si shenjë e kundërshtimit të përdorimit të detyrueshëm.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars në Iran, Gjykata Revolucionare e Iranit, ka njoftuar se “ata të cilët e filmojnë veten ose të tjerët duke e hequr mbulesën dhe dërgojnë fotografi të tilla, do të dënohen mes 1 dhe 10 vjet burg”.
E fushatës “E mërkura e bardhë” i janë bashkuar shumë gra dhe të reja iraniane të cilat kundërshtojnë ligjin i cili i detyron ato të mbulohen, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...
Aksident hekurudhor në Peru, humb jetën një person dhe 40 të...
Kurti uron Vitin e Ri: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dh...
Detaje nga aktakuza kundër 21 personave për Masakrën e Reçak...