Dy gra indiane bënë histori duke hyrë në një shenjtore hinduse në shtetin Kerala, pas disa muajsh protesta kundër një veprimi të tillë.
Tempulli Sabarimala ka qenë historikisht i mbyllur për gratë e “moshës menstruale”, përkatësisht midis 10 dhe 50 vjeçe.
Gjykata Supreme e ka përmbysur këtë ndalesë, por protestuesit më pas i kanë sulmuar gratë dhe i kanë penguar të hyjnë në tempull.
Hyrja e grave në tempull shkaktoi protesta të reja dhe policia përdori gaz lotsjellës në disa lokacione në Kerala.
Bindu Ammini, 40 vjeçe, dhe Kanaka Durga, 39 vjeçe, hynë brenda në agim.
Kryeministri i Keralas, Pinarayi Vijayan, qeveria e të cilit e mbështet vendimin e Gjykatës Supreme, u tha gazetarëve se hyrja e grave në tempull është një moment historik.
Tempulli gjendet në majë të një kodre të pjerrët dhe, çdo vit, miliona njerëz të devotshëm udhëtojnë, shpesh të zbathur, për ta vizituar.
Hinduizmi i konsideron gratë e moshës menstruale si të papastra dhe i pengon ato të marrin pjesë në rituale fetare./rel
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Pikëllimi mund të bëhet më i vështirë gjatë festave – një ek...
Pse njerëzit që zgjohen para orës 7 janë më të lumtur?
“Lodhja” – fjala e vitit 2025
Rrugëtimi për çmimin e madh i ndërpritet Jasminës
Hamza në Mitrovicë premton spital të ri regjional