Një foshnjë ka ndërruar jetë pasi një varkë me emigrantë u rrëzua në një breg shkëmbor në pjesën jugore të Lesvos, në Greqi një ditë më parë.
Babai i foshnjës raportoi se anija u përplas në shkëmbinj dhe në përpjekje për të dalë në breg, foshnja ra në det.
Në mesditë është njoftuar porti i Mitilinës dhe një ambulancë e cila ka marrë foshnjën e vdekur. Foshnja u dërgua në spitalin Bostanio për autopsi.
Shkak për përmbysjen e varkës është bërë moti i keq dhe erërat e forta.
Sipas raportimeve nga mediat greke në skaf ndodheshin 34 persona, kryesisht me origjinë afrikane, të cilët u dërguan në Kara Tepe KYT.
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...