20 persona janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikut të drogës, 7 prej të cilëve janë shqiptarë. Sipas mediave italiane, ata trafikonin drogën nga Amerika e Jugut në portin e Genovas.
Policia ra në gjurmët e tyre për shkak se grupi përdorte një sistem të koduar komunikimi EncroChat dhe SkyEcc.
Gjashtë nga të arrestuarit akuzohen si anëtarë të një grupi kriminal që vepron nga viti 2014 në Genova, Panama, Kolumbi dhe Venezuelë, të cilët synonin importimin e kokainës nga Amerika Latine për në portin e Genovas dhe më pas rishitej te palët e treta.
Grupi drejtohej nga Gabriele Puleo, i cili kishte një rrjet kontaktesh me organizatat e trafikut të drogës në Amerikën e Jugut edhe pas arrestimit të tij në vitin 2015, pas kapjes së një sasie të madhe kokaine.
Pagesa e lëndës narkotike kryhej me një metodë interpozimi që konsiston në dorëzimin e parave të gatshme tek një ndërmjetës në Itali, i treguar nga furnitorët, i cili kujdesej për dërgimin tek ky i fundit, duke përdorur kanale jo bankare dhe duke dorëzuar faturat tek blerësit.
Të dyshuarit akuzohen për nëntë episode të importimit të kokainës nga Kolumbia, Republika Domenikane, Panama për një total prej rreth 670 kg dhe një vlerë tregtare prej 25 milionë euro; 38 episode të posedimit dhe shitjes së drogës; posedim armësh të ndryshme./abcnews.al
Haradinaj: Greva e minatorëve u shndërrua në një rezistencë ...
Hamza në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Sakrifica e tyr...
Viktimat e Epstein do paguhen 35 milionë dollarë si pjesë e ...
Trump: FIFA do të mbledhë 75 milionë dollarë për projektet s...
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, rrugët që bllok...
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...